Man Utd duhet të reagojë shpejtë, Pochettino në negociata me një klub tjetër
Drejtuesit e Manchester United duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer sa më shpejtë që është e mundur, dhe të emërojnë në vend të tij Mauricio Pochettinon.
Argjentinasi konsiderohet favorit për zëvendësimin e Solskjaer, dhe thuhet se kontaktet kanë filluar.
Por, Manchester United duhet të reagojë shpejtë nëse dëshiron Pochettinon, pasi është mësuar se një tjetër skuadër evropiane po kërkon shërbimet e tij.
Ole Gunnar Solskjaer ka marrë drejtimin e Manchester United në vitin 2018, duke zëvendësuar Jose Mourinhon