Man City identifikon pasardhësin e Fernandinho-s, por ai kushton 150 mln €
Saul Niguez i Atletico Madrid është objektivi nr. 1o Manchester City-t për merkaton e verës.
Kampionët në fuqi të Premier League janë në kërkim të pasardhësit të Fernandinho-s dhe mendojnë se Saul është lojtari i duhur për të zëvendësuar brazilianin.
Gjithsesi, City duhet të bëjë gati 150 milionë euro për ta sjellë në Etihad për shkak të klauzolës që ai ka në kontratën nëntëvjeçare.
Megjithatë, City pritet të negociojë shifrën e vendosur nga Atletico. Qytetarët duhet të thyejnë rekordin e klubit, që aktualisht është 70 milionë eurot e Riyad Mahrez, për të blerë “shkatërruesin”.
Pep Guardiola i ka vënë syrin disa mesfushorëve gjatë vitit të fundit pasi është në kërkim të një lojtari që do të zëvendësonte 33-vjeçarin brazilian.
Ai është një admirues i madh edhe i mesfushorëve të Lyon në Ligue 1, Tanguy Ndombele dhe Houssem Aouar, por klubi francez kërkon 90 milionë euro për secilin.