Malisheva bëhet me stadium
Në stadiumin e qytetit në Malishevë “Liman Gegaj”, punimet për ndërtim janë në përfundim e sipër, pritet që shumë shpejtë ekipet e futbollit nga Malisheva të kenë stadiumin e tyre për zhvillim të ndeshjeve.
Punimet sot i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punimet që janë duke u bërë.
“Sot po vendosen ulëset në shkallët e stadiumit, si dhe janë rregulluar zhveshtoret dhe bankinat, dhe realisht është duke u bërë një punë e mirë. Shumë shpejt presim që ekipet tona ta kenë në dispozicion fushën e futbollit dhe ndeshjet ti zhvillojnë në stadiumin e qytetit”, tha nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në stadium.
Komuna e Malishevës, i ka dy ekipe të futbollit, ekipin e meshkujve që bën gara në ligën e dytë dhe ekipin femrave që bën gara në superligë, por që deri më tani ndeshjet i kanë zhvilluar jashtë Malishevës, ndërsa me hapjen e stadiumit, ndeshjet do ti zhvillojnë në Malishevë.
Po ashtu, stadiumi i qytetit “Liman Gegaj”, përveç fushës së futbollit, është i përgatitur edhe për garat në atletikë, pasi i ka edhe shtigjet e vrapimit.