Majlinda Kelmendi zbarkon në Prishtinë, këto janë fjalët e saj pas triumfit në Minsk
Majlinda Kelmendi ka arritur të mbretëroj në Lojërat Evropianë që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.
Pejania ka arritur të fitojë medaljen e artë në këtë garë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Ndërkaq, në paraditën e sotme, Majlinda Kelmendi ka zbarkuar në Prishtinë pas suksesit në “Minsk 2019”.
Në një prononcim për medie, Kelmendi është shprehur e lumtur për suksesin e saj.
“Faleminderit për pritjen. Ka qenë hera e parë për mua që marrë pjesë në Lojërat Evropiane”, tha fillimisht Majlinda Kelmendi.
“Kjo medalje e rrit vetëbesimin tim. Jam kthyer në formë të mirë dhe jam e gatshme ta vazhdojë karrierën time”, vlerësoi Majlinda Kelmendi.
“Kam qenë 14 muaj jashtë garave dhe kjo ka qenë një periudhë e vështirë për mua”, shtoi xhudistja nga Peja