Majlinda e Nora s’kanë të ndalur, arrijnë në finale
Xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova po shkëlqejnë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Të dy xhudistet do të kthehen në Kosovë me medalje, pasi kanë arritur në finale.
Majlinda Kelmendi ka arritur në finale pasi ka mposhtur xhudistin franceze Amandine Buchardin në kategorinë deri në 52 kilogram. Kelmendi do të luftojë tani për medaljen e artë.
Në finale ka kaluar edhe xhudistja tjetër Nora Gjakova, e cila ka arritur ta mposhtë Telma Monteiro nga Portugalia.
Nora ka mposhtur Monteiron në gjysmëfinale ndërsa është duke garuar për peshat nën 57kg. /FaktePlus