Majlinda e Nora kalojnë në gjysmëfinale
Xhudistja Majlinda Kelmendi ka arritur ta mposhtë Karolina Pienkowaska nga Polonia.
Me këtë fitore Kelmendi ka arritur që të kaloj në gjysmë finale të garës, duke siguruar garën për medalje në kategorinë deri në 52 kilogram.
Edhe xhudistja tjetër Nora Gjakova ka arritur ta mposhtë Pauline Starke nga Gjermania.
Gjakova me këtë fitore ka arritur që të kaloj në gjysmëfinale, duke siguruar që të jetë në garë për medalje në kategorinë deri në 57kilogram. /FaktePlus