Majk dhe Capital T publikojnë këngën e re “HALA”
Dy artistët e njohur shqiptar, sapo e kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor.
“HALA”, titullohet kënga e cila ka ardhur e realizuar edhe me videoklip. Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur të dy, Majk dhe Capital T, me beat është marrë Rzon e muzika u punua nga Avaxus.
Kjo nuk është hera e parë që këta dy emra të njohur e të suksesshëm të estradës kanë sjell këngë bashkë.
Edhe ky projekt pritet ta ketë suksesin e atyre paraprak.