Maguire ia theu rekordin e transferimit, Van Dijk e injoron…
Ylli i Liverpool-it, Virgil van Dijk, këmbëngul se çmimi i tij prej 75 milionë stërlina nuk ishte ndonjë “aureolë” tërheqëse për të. Kjo pagesë rekord botëror për një mbrojtës u tejkalua në fillim të këtij muaji nga Manchester United.
Rekordi i ka kaluar tashmë Harry Maguire, me 80 milionë eurot e transferimit në “Old Trafford”. Holandezi i ndihmoi gjigantët e Premier League të fitojnë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe është përvijuar si konkurrent i fortë për “Topin e Artë” të këtij viti.
Van Dijk, skuadra e të cilit do të përballet me Chelsea në Superkupën e Europës, në Stamboll, këtë të mërkurë, e minimizoi rëndësinë e tarifave të tilla.
“Nuk ishte një “aureolë” tërheqëse për mua. Ndodh, ky është tregu. E vetmja gjë që mund të bësh, është ta mbash kokën ulur dhe të luash, të japësh gjithçka për ekipin. Kjo është ajo që bëra dhe funksionoi, të paktën deri më tani. Unë thjesht do të përpiqem të vazhdoj kështu, të përparoj ende dhe të jem një lojtar më i mirë”, tha ai. /FaktePlus