Madridi vazhdon stërvitjet, por pa yllin e tij
Modric ka munguar në stërvitjen e tretë parasezonale të Real Madridit.
Reali ka vazhduar me stërvitjet parasezonale në Kanada, me ndryshimin e vetëm nga dita e djeshme, mungesën e Luka Modric.
Kroati nuk është parë duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe sipas klubit spanjoll, 33-vjeçari nuk ka ndonjë problem, por ka qëndruar në ambiente të mbyllura, duke u stërvitur kujdesshëm në palestër.
Luka është mungesa e parë nën urdhëratë e përgatitësit të ri fizik, Grégory Dupont.
Reali do të ketë një tjetër stërvitje të enjten, nga ora 17:30 me kohë në Kanada, 23:30 me kohën tonë.
Bayern Munich, Arsenal dhe Atletico Madrid, këto janë tri skuadrat me të cilat ekipi i Zinedine Zidane do të ketë punë në turin parasezonal në Amerikë.