Maçoku vjedh këpucët e fqinjëve, pronari hap grup në Facebook për t’ua kthyer
Gjuetia, bezdisja e qenit dhe nga të gjitha karrierat që mund të zgjidhte, ky maçok ka zgjedhur t’ia përkushtojë jetën vjedhjes. Megjithatë, pronari duket se ka gjetur një zgjidhje për “krimin” e maçokut.
Në fillim të muajit, BJ Ross nga Altoona, Pensilvani, krijoi një grup në Facebook për të adresuar zakonet e pista të maçokut të tij, Jordan: vjedhja e këpucëve të fqinjëve. Maçoku bardh e zi, vazhdimisht gjatë natës kthehet në shtëpi me plaçka në gojë, shkruan Bored Panda.
Ross shpreson se Facebook do të ndihmojë që t’ua kthejë këpucët pronarëve, por gjithashtu Jordanin e ka bërë të famshëm në të gjithë botën.