Maas: Zgjidhjet politike në konfliktin Kosovë-Serbi duhet të jenë zgjidhje edhe me BE-në
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson, se vendet e Ballkanit Perëndimor, që duan perspektivë evropiane, duhet edhe për zgjidhjet politike, veçanërisht në konfliktin Kosovë-Serbi, të gjejnë zgjidhje me BE-në.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë evropiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani në konfliktin Kosovë-Serbi, ato duhet të jenë zgjidhje me BE-në”, thekson kreu i diplomacisë gjermane në intervistën për DW.
Ndaj, thekson ai: “për këtë jam shumë, shumë i sigurt që Bashkimi Evropian do të luajë rol të rëndësishëm, sidomos në situatën e vështirë që kemi në moment”.
“Nëse Ballkani Perëndimor dikur do të vijë në Evropë duhet që dialogun, para së gjithash ta zhvillojë me Bashkimin Evropian. Unë besoj, se në Ballkanin Perëndimor e dinë këtë, dhe se Bashkimi Evropian do të forcojë angazhimin e tij, pikërisht tani. Kjo do të jetë një temë tani, ne jemi angazhuar në pandeminë e koronës që fqinjësia jonë e drejtpërdrejtë me Ballkanin, por edhe fqinjësia lindore të mos harrohet, e natyrisht, ne duam të japim kontribut që të ketë një zgjidhje politike në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në konfliktin mes Kosovës e Serbisë. Dhe këto vende duhet që këto zgjidhje t’i dakordojnë me Bashkimin Evropian, nëse e duan një perspektivë evropiane”, nënzivon për DW ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.