Maas: Srebrenica nuk duhet të përsëritet
“Ne të gjithë jemi dakord se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë”, tha Maas duke përkujtuar 25-vjetorin e masakrës kundër 8 000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe, që filluan në qytetin e Bosnjës Lindore nga 11 korriku 1995, raporton ATSh.
”Vrasjet kanë ndodhur në fund të shekullit XX, në mes të Evropës, pothuajse në sytë e publikut”, theksoi Maas.
“Ne duhet të kundërshtojmë tendencat nacionaliste kudo që t’i hasim”, tha ai.
Masakra e Srebrenicës që ndodhi gjatë Luftës së Bosnjës (1992-1995) konsiderohet gjenocidi i parë në Europë që nga viti 1945.