LVV-ja e PDK-ja pamundësojnë votimin për Planin Zhvillimor Komunal, reagon Rama
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032.
Kështu tha përmes një reagimi të publikuar në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare “Kryeqyteti Prishtina”, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas tij, ky bojkot nga LVV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës, për siç tha “ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”.