Lutfi Haziri thotë se Qeveria po bëhet mosmirënjohëse ndaj BE-së për Ushtrinë
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka kritikuar bartësit e Qeverisë së Kosovës se janë treguar mosmirënjohëse ndaj Bashkimit Evropian, me rastin e krijimit të ushtrisë.
Ai ka thënë se pa partnerët Europian, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE.
‘14 dhjetori është dita e rilindjes së Ushtrisë së Kosovës drejt ndërtimit të Forcave të Armatosura dhe anëtarësimit në NATO. Mirëpo, pa partnerët Europian, nuk ka anëtarësim në NATO dhe BE. Mos harroni, mosmirënjohëse po del të jetë Qeveria e jo populli. SHB’të janë bartësi kryesor i këtij procesi, por në parneritet me BE, ku Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca e Italia kanë histori në luftën tonë, në çlirimin tonë, në Pavarësisë e deklaruar”, ka shkruar Haziri ne facebook. /FaktePlus/