Lutfi Haziri kopjon Hashim Thaçin, e bën këmishen me iniciale të emrit (Foto)
I pari politikan që në Kosovë është parë me veshje që kanë të qepur inicialet e emrit të tij është Hashim Thaçi.
Ai në kohën sa ka qenë Kryeministër i Kosovës, por edhe në fushatat e mëpastajme ka dalë në publik më këmisha në të cilat janë parë shkronjat e para të emrit dhe mbiemrit të tij.
Ngjashëm sonte është dukur edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në paraqitjen e tij në një emision televiziv.
Se a po e kopjon Lutfi Haziri ish-kryeministrin Hashim Thaçi, vetëm ai mund të përgjigjet në këtë./FaktePlus