Lutfi Haziri ka thënë se Albin Kurti e ka dhunuar politikisht Vjosa Osmanin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti e ka luftuar LDK-në dhe Vjosa Osmanin qysh gjatë zgjedhjeve.
Madje, sipas Hazirit, edhe pse Kurti po mundohet ta shfrytëzojë figurën e Vjosa Osmanit, ai e ka rrezuar politikisht kryeparlamentaren Osmani.
Shkon edhe me tutje sa thotë se Kurti e ka dhunuar politikisht Vjosa Osmanin.
Këto deklarime Kryetari i Gjilanit i ka dhënë në T7.
“Albin Kurti në mënyrë tinzare e ka luftu vetëm Vjosa Osmanin dhe LDK-në”.
“Albin Kurti e ka rrëzu politikisht. E ka dhunu politikisht”, tha ai duke ju referuar bashkëpartiakës së tij Vjosa Osmani.
“Albin Kurti 6 javë në zgjedhje ka punu me rrezu Vjosa Osmanin në LDK”, shtoi nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.