“Lutfi Haziri e shëmtoi Gjilanin me përmendore, po e bën vetëm për vota”
Një qytetar po e akuzon Lutfi Hazirin se e ka shëmtuar qytetin me përmendore të shumta.
Sipas qytetarit i njohur si Rudi Fiqiruesi, ato po vendosen në një hapësirë të ngushtë estetike, larg estetikës urbane, larg akomodimit në përputhje me ambientin dhe objektet e tjera përreth.
Ai tutje shkruan se Haziri këtë po e bën vetëm për vota.
Reagimi i tij i plotë:
Përmendoret në Gjilan, me ardhjen e Lutë populistit, jo vetëm se janë stërmbushur dhe janë koncentruar vetëm në një zonë të ngushtë urbanistike në qendër të qytetit, por ato janë të shëmtuara, larg estetikës urbane, larg akomodimit në përputhje me ambientin dhe objektet e tjera përreth. Ato buste, shtatore e përmendore, fare nuk komunikojnë me ambientin.
Lutë populisti e shëmtoi hapësirën publike urbane! Paramendoni, përveç përmendores, ia kanë vërë edhe “caradën” e madhe me fotografi, të varur në murin e Teatrit të qytetit, duke e shndërruar në kiç dhe shund! Po cili rregull estetik lejon që duhet të vendoset edhe përmendorja, edhe fotografia në të njëjtin vend, e të njëjtit hero?! Po pse edhe foto, edhe skulpturë?! Kush e shpiku këtë shëmti? Po mozaiku me plumba që nuk përkon fare me objektet përreth?! Po mozaiku që nuk flet me ngjyrat e tij me objektet përreth, me skulpturat këtu poshtë?! A e dini që shumica ia kanë nisur të bisedojnë e të thonë, duke krijuar stereotipe se, erdhi Luta, ka filluar qendra e qytetit të “karadikizohet”, “zhegrizohet”, duke rritur stereotipat e gabuar për zhegrasit?! Pse Agimi në mozaik para hotelit “Kristal”, pse Agimi në caradë te teatri bashkë me përmendoren?! Pse po luani me dashurinë e madhe që e kemi për këtë luftëtar real e të vërtetë?! Pse të krijoni përshtypje të gabuar për Agimin, kinse është figurë e LDK-së, vetëm se tash qe dy mandate, pushtetin lokal në Gjilan e ka LDK?! Pse duhet ta marrë çmimin “Beqir Musliu”, në kohën e PDK-së, Qemajl Mustafës, Rexhep Qosja, ndërsa kur vjen LDK-ja, figura e shkrimtarë proldkiste?! A po ndaleni ma se na keni irrituar?! A po ndaleni ma se e keni bërë qendrën e qytetit, sikur të ishte pronë publike-private, e një biznesmeni e kryetari të papërgjegjshëm?! Po pse ma ndin fare mua që e paskësha paguar shumën më të madhe një biznesmen?! Po qyteti është i joni?! Po Agimi është i joni bre?! A e dini që Agimi as familjes nuk i takon ma, por i takon krejt Kosovës dhe krejt kombit?! Edhe nëse dikush nga familja, do të donte ta shëmtonte atë, qyteti duhej ta mbronte (larg qoftë që familja ka qëllime të këqija, por vetëm po supozojmë!)?! Qyteti duhet ta mbrojë Agimin nga dimensionet aestetike, qoftë nga paratë e biznesit privat, Lutës së papërgjegjshëm etj…
Shëmti gjithandej!
Për vota, ne shëmtojmë! Madje, na vënë në siklet, sepse ju e kritikoni të shëmtuarën, realizmin e stërkequr sikur me plastelinë fëmijësh, e rrezikon të të quajnë “antikombëtar”, kundër bëmave të lavdërueshme të heronjve në kohë pushtimesh!
Unë e dua dhe e nderoj Agim Ramadanin, por nuk e nderoj skulptorin që e ka bërë Agimin, as Lutë populistin që e ka stërmbushur qendrën e qytetit në çdo anë me buste e skulptura, larg estetikës urbane!
Ajo që ishte po ashtu e papranueshme, ishte fakti që një skulpturë e vendosur më parë, hiqet e bëhet një e re, thua se përmendoret duhet të ndërrohen në çdo 10 vjet, sikur të kallaiteshin dikur dhomat me qyreq! Memoria kolekitve, emrat e lagjeve, nuk ndryshojnë aq shpesh, o njerëz! Ndërrohen regjimet pushtuese dhe për ta reduktuar emërtimin e dhunshëm, ndodh një herë dhe pastaj mbesin për kohë të gjatë! Po torturojnë memorien kolektive, duke na ndryshuar vazhdimisht trashëgiminë kulturore, duke e bërë finuqkë!
Qysh ka ra Luta me vota, është në gjendje krejta gjërat t’i bëjë, vetëm e vetëm të marrë zemrat e njerëzve! Por jo, vonim ka, por shpëtim jo! Ai duhet sa ma parë të largohet nga pozita e kryetarit të komunës, madje edhe larg kryetarit të LDK-së! Nuk është në gjendje ta qeverisë një komunë, e po mundet një Kosovë! Populist, që e tejkalon edhe Albinin në shumë gjëra! Kontravers dhe i papërgjegjshëm sa më s’ka! Luta nihere!
Prapa permendores Rexhep Males dhe Nuhi Berishes,perkatesisht ne sheshin me emrin e tyre e kane vendos qe sa kohe kete foto te Agim Ramadanit i cili e ka permendoren dhe sheshin para teatrit.