Lutfi Haziri dhe drejtorët në veshje kombëtare
Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë.
Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale, raportojnë mediat lokale.
Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12-vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qendrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.