Lumnije Murati- Mehmeti shpërndanë ëmbëlsira edhe gjatë pandemisë
Në dhjetor të vitit të kaluar, Lumnije Murati-Mehmeti bëri realitet ëndrrën e saj të kahmotshme. Ajo themeloi Pastiçerinë e saj, “Lumja Cakes”.
Murati- Mehmeti është përkrahur nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), me mbështetje të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), nëpërmjet Programeve Aktive të Tregut të Punës (ALMP2).
Pasi që është regjistruar si punëkërkuese dhe ka përfunduar trajnimin për pastiçeri në Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë, ajo vendosi të përfitojë nga mundësia për të aplikuar për Programin e Vetëpunësimit.
“Jam vërtetë mirënjohëse për këtë mundësi. Më në fund, po ushtrojë profesionin që unë e dua dhe zotëroj si dhe po kontribuojë për mirëqenien e familjes sime”, thotë Murati- Mehmeti.
Edhe gjatë kohës së pandemisë COVID-19 ajo po përgatit ëmbëlsira për klientët e saj duke u dërguar atyre sado pak ëmbëlsi në shtëpitë e tyre këto ditë karantine. Megjithatë, ajo e pranon se për shkak të rregullave të kufizimit, i është dashur që të limitojë aktivitetin e saj profesional.
Vetëm gjatë vitit 2019 APRK me përkrahje të UNDP-së, nëpërmjet ALMP2 kanë mbështetur 267 punëkërkues të regjistruar përmes Programit të Vetëpunësimit.