Lumezi: Ndaj 119 pjesëmarrësve në Siri kemi ngritur akte akuzuese
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me kthimin e kosovarëve nga Siria.
Kryeprokurori i shtetit tha se deri më tani janë ndaluar katër persona për dyshimin e veprave penale terroriste dhe pjesëmarrje në luftë jashtë territorit të Kosovës, raporton FaktePlus
“Nga numri i përgjithshëm i të riatdhesuarve, katër persona prej tyre janë ndaluar. Prokuroria ka filluar hetimet ndaj këtyre personave ka filluar gjatë viteve të kaluara dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të mjaftueshëm dhe dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprave penale terroriste dhe pjesëmarrja në luftërat jashtë territorit të Kosovës. Për këto vepra penale ndëshkueshmëria është nga tri vjet deri në 15 vjet”.
“Pas ndërmarrjes së mjaftueshme hetimore e kemi pezulluar procedurat penale duke pasur parasysh se personat që kanë qenë të përfshirë nuk kanë qenë të arritshëm për autoritetet ndjekëse të Kosovës”.
“Sot pas marrjes së informacioneve nga policia e Kosovës, me të cilët jemi duke bashkëpunuar, kemi marrë vendimin për ndalimin e katër shtetasve që kanë marrë pjesë si luftatarë në Siri. Shumë shpejt pritet që brenda afateve ligjore, prokurori kompentent të ndërmerr edhe masat ligjore për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurën penale”.
“Për shtetasit që janë riatdhesuar, ne më herët i kemi filluar hetimet për shkak se kemi marrë informacione nga Policia e Kosovës se ata kanë marrë pjesë në grupe terroriste jashtë Kosovës.”
Lumezi tregoi se kanë ngritur akte akuzuese ndaj 119 personave, ndërsa për 156 të tjerë janë duke u zhvilluar hetimet.