Luli përfundon në polici, përhapi panik se janë helmuar nga uji disa persona në Ferizaj
Një video e hedhur në story, kaq iu desh Lulzim Jasharit, protagonistit të “Përputhen”e “It’s my love” që të përfundojë i shoqëruar në stacion policor.
Policia e Kosovës, regjioni në Ferizaj ka reaguar për shkak të indicieve të veprës penale të “përhapjes së panikut”.
Menjëherë pas, ai është lokalizuar nga Policia e Kosovës, bashkë me një person tjetër teksa me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Përhapja e panikut është vërejtur edhe në ujësjellësin e Ferizajt të cilët kanë pranuar një numër të konsiderueshëm të telefonatave nga qytetarët e shqetësuar ndonëse uji është sipas të gjithë parametrave të cilësisë.