Luftimet në Donbas, Zelenskyi viziton forcat ushtarake
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka vizituar trupat ushtarake dhe komandantët në rajonin Donbas.
Pikërisht në këtë rajonn po zhvillohet një luftë e ashpër.
Rusia ka pushtuar 20 për qind të territorit ukrainas, pjesën më të madhe të Ukrainës Lindore.
Por, tash është krijuar tereni se forcat ukrainase mund të kundërsulmojnë, raporton euronews, transmeton Express.
Po ashtu, Britania e Madhe ka nisur furnizimin e Ukrainës me raketa të rrezeve të gjata veprimi.