Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Trump: Do ta ndalojmë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për përplasjen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Në një deklaratë në mediat vendase Trump tha se SHBA do të përpiqet të ndalojë luftën mes dy ish-republikave Sovjetike.
“Ne po e shohim situatën me shumë vëmendje. Marrëdhëniet me vendet në zonë janë shumë të mira. Do të shohim nëse mund ta ndalojmë luftën“, është shprehur Trump. Nuk dihet ende nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Nga ana tjetër Turqia ka reaguar për luftën dhe shprehet se gatshme për të ndërhyrë. Ndërkohë mes dy vendeve po vijon një luftë e ashpër, ku numri i viktimave dhe i të plagosurve po rritet.