Luan Krasniqi parashikon rimeçin Joshua-Ruiz
Luan Krasniqi beson Anthony Joshua do ta mposhtë Andy Ruizin në rimeçin që do të zhvillohet këtë të shtunë në Arabinë Suadite.
Joshua dhe Ruiz do të përballen për herë të dytë këtë vit, ndërsa meçin e parë e kishte fituar boksieri meksikan.
Por, në meçin e 7 dhjetorit Luan Krasniqi beson se fitues do të jetë britaniku Joshua.
“Kemi mendime shumë ta ndara për atë se kush do ta fitojë rimeçin, edhe unë jam njëri nga ta. Personalisht, mendoj se Anthony Joshua do të dalë nga ringu si fitues,” ka shkruar Krasniqi, që është ish-kampion i Evropës në kategorinë e rëndë në boks.
“Megjithatë, është e nevojshme që ai [Joshua] të boksojë mençur dhe me kontroll,”.