Lorik Mecini i këndon Adem Jasharit dhe Drenicës (Video)
Për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe për Drenicën janë thurë shumë poezi e këngë.
E një i ri nga Skenderaj, Lorik Mecini edhe pse i vogël, di t’ia thotë këngës për Adem Jasharin e luftën e heronjve të Drenicës.
Ai mbrëmë performoi para publikut drenicak këngën për komandantin legjendar, Adem Jasharin dhe Drenicën.
Mes rreshtave të këngës ai thotë të jetë krenar për historinë e vendit.
Pas përfundimit të këngës, Loriku u duartrokit nga gjithë publiku.
Një herë kam me lind e njëherë ka me vdek, ky emër që kam gjithë ka me mbet. Jetojë aty ku luftoj Adem Jashari bashkë me të dhe bacë Shabani. Jam shumë i ri por shuam krenar për historinë…kam, gjak drenicak që më rrjedh nëpër vena, në zemër e kam shqiponjën me dy krena”, është fillimi i këngës së Lorikut.
Më poshtë ua sjellim videon nga ku këndoi Loriku:
Gepostet von Sali Shala am Dienstag, 16. Juli 2019