Loredana e publikon ‘Kein Wort’: Gjysmë milion shikime për 9 orë!
Tashmë Loredana e ka publikuar bashkëpunimin e saj të parë me një artiste femër, e quajtur, Juju.
Kjo këngë mban titullin ‘Kein Wort’ që në shqip do të thotë ‘Asnjë fjalë’.
Teksti i saj trajton një histori dashurie e shkruar nga Loredana, teksa muzika si zakonisht ka vulën e bashkëpuntorëve të reperes Miksu and Macloud.
Për paraqitjen e Loredanës në klipin e punuar nga Fati TV, janë përkujdesur dyshja e njohur Sellma dhe Kaci.
Duhet thënë se për 9 orë pas publikimit të këtij projekti janë regjistruar gati gjysmë milion shikime në kanalin zyrtar të saj në YouTube.