Ky është momenti kur një lopë i la vendasit të hutuar pasi u mbërthye në çatinë e një ndërtese në Mongolinë e Brendshme.

Pamjet, të publikuara në YouTube më 28 dhjetor, tregojnë pronarin e lopës dhe kalimtarë të tjerë që përpiqen të gjejnë mënyrën se si ta zbresin nga objekti në Tongliao.

Kafsha ishte ngjitur në një grumbull dëbore që ishte formuar drejt çatisë. Por më pas u shkri aq shpejt, duke e lënë lopën të bllokuar.

Reshjet e borës kishin qenë jashtëzakonisht të thella në qytet, në lindje të rajonit kinez të Mongolisë së Brendshme.