Lokali në Mitrovicë punon edhe pas orës 21, intervenon policia
Policia e Kosovës ka intervenuar në një lokal në Mitrovicë, pasi ai ka vazhduar punën edhe pas orës 21.
Ndaj pronarit është inicuar rast në polici kurse ndaj personave tjerë prezent, procedurat do t’i vazhdojnë inspektorët sanitarë, përcjell FaktePlus.
“Mitrovicë 15.07.2020-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur duke punuar në lokal në të cilin kishte pasur dhe persona të tjerë. Me udhëzim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, kurse ndaj personave tjerë që kishin qenë në lokal procedurat do ti vazhdojnë inspektorët sanitar”, ka njoftuar PK-ja.