Lojtari shembullor, Endrit Kastrati lë KF Drenasin- Kërkon një klub tjetër
Lojtari fantastik, Endrit Kastrati pas katër viteve bashkëpunim me Klubin Futbollistik Drenasi, ka vendosur që t’i ndajë rrugët.
Kastrati tashmë është i lirë dhe në kërkim të një klubi tjetër, me të cilin synon të arrijë kulmin e karrierës, për të cilën ka punuar vazhdimisht.
Para se të ishte pjesë e KF Drenasi, Kastrati ka qenë pjesë e KF Arbëria dhe Ferronikelit.
Tek Arbëria, Kastrati ka luajtur për tri vite dhe është inkuadruar në ligën e parë.
Kastrati grupmoshat e reja i ka kaluar në Klubin Futbollistik Ferronikeli.
Largimin nga klubi, Kastrati e ka bërë përmes Facebook-ut ku i ka falënderuar kryesinë, trajnerët dhe futbollistët e KF Drenasit.