Lojtari i Kosovës zyrtarisht ndërron skuadër
Shkëlqim Demhasaj edhe zyrtarisht është lojtar i Grasshopper.
Lajmin e ka konfirmuar klubi zviceran, por edhe vet futbollisti i Kombëtares së Kosovës përmes llogarisë personale në Facebook.
Ai është shumë i lumtur që i është bashkuar siç ka thënë “klubit më të madh në Zvicër”.
“Nga edicioni i ri 2020/21 jam pjesë e skuadrës më të madhe në Zvicër, Grasshopper. Shpresoj që të kemi sukses së bashku me klubin për t’i arritur objektivat”, ka shkruar Demhasaj.
Sezonin që lamë pas, ai luajti për FC Luzern dhe u paraqit në 20 ndeshje, duke shënuar një gol.
Demhasaj ka nënshkruar kontratë me Grasshopper deri në vitin 2023.