Lojtari bullgar: Koret raciste ishin të planifikuara dhe koordinuara nga tifozët
Anglia fitoi mbrëmë me rezultat 6-0 në Bullgari, në grupin ku bën pjesë edhe Kosova, duke e bërë kualifikimin tutje vetëm formalitet.
Megjithatë, ajo çka ishte kryefjalë e ndeshjes së mbrëmshme ishin koret raciste të tifozëve bullgarë, çka bëri që ndeshja të ndërpritej dy herë, ashtu siç e parasheh edhe rregullorja e UEFA, transmeton FaktePlus.
Ndërkohë SkySports mëson se e tëra ishte e planifikuar dhe koordinuar para fillimit të ndeshjes. Kështu kishte bërë të ditur një lojtar bullgar i paidentifikuar i cili poashtu i kërkoi falje për këtë lojtarëve anglez.
Poashtu disa zyrtarë konfirmuan për mediumin se 50 tifozë, të veshur të tërë në të zeza, ishin larguar nga stadiumi pas pjesës së parë.
Ndër gjestet që i bën grupet bullgare ishin edhe disa përshëndetje naziste, të cilat i lidhin ata me një grup politik neo-nazist në vend.
Poashtu, bën imitime të majmunëve dhe gjeste të tjera.
Ndërkohë UEFA po pret një vendim të gjyqtarëve dhe të deleguarve për ta marrë vendimin final./FaktePlus