Lojtarët e Kosovës arrijnë në stadiumin në Sofje
Lojtarët e kombëtares së Kosovës kanë arritur në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje para ndeshjes me Bullgarinë në kualifikimet për “Euro 2020”.
Ndeshja nis në orën 20:45.
Në formacionin e ekipit të parë, për dallim nga ndeshja e së premtes me Malin e Zi, do të startojë Benjamin Kololli në vend të Leart Paqaradës. Edon Zhegrova pritet të jetë startues pas lëndimit të Arbër Zenelit.
Para ndeshjes, “Dardanët” janë vizituar nga shumë politikanë të Kosovës.