Lohan i kundërpërgjigjet Hilton
Lindsay Lohan është pyetur rreth Paris Hilton pasi kjo e fundit e quajti në mënyrë publike “të çalë” dhe “turpëruese” dhe aktorja e kishte një përgjigje interesante.
“Kush është ajo?”, tha Lindsay në emisionin The Kyle and Jackie O, para se ta ripërsëriste “Kush është ajo?”.
“Asgjë nuk më bën nervoze. Nuk kam probleme me askë në jetë dhe jam mirënjohëse për këtë fakt. Jam një person shumë i dashur”.
“Nëse do të jetë një publicitet i mirë për dikë tjetër, madje edhe në mënyrë negative, atëherë unë do të lutem për ta”, shtoi Lohan.