Lluka thotë se Privatizimi i Telekomit mund të bëhet në fillim të vitit 2020
Ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se Privatizimi i Telekomit të Kosovës do të mund të bëhet në fillim të vitit 2020.
Sipas ministrit Lluka rreth 6 muaj do të marrë kohë periudha e ristrukturimit, e tenderi për kontraktimin e ekspertëve ka dalë para një muaji.
Pas 6 muajve, diku rreth fundit të vitit përgatitet pjesa e privatizimit dhe tenderimit, thekson Lluka, duke shtuar se në fund të vitit do të dalë tenderi i hapur dhe ftesa për kompanitë e ndryshme.
Ministri beson se deri në muajin prill të vitit 2020, do të duhej të ekzistonte ofertuesi i preferuar për Telekomin e Kosovës. /FaktePlus