Lluka: Në Serbi u paraqitëm të barabartë si shtetet tjera
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se kanë reaguar tek Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Europian Federica Mogherini, si dhe Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, në lidhje me incidentin e ndodhur në Serbi.
Ky reagim i delegacionit të Kosocvës ka ndodhur pas incidentit që u bë gjatë Samitit Digjital në Beograd mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi dalur shumë mirë sepse kemi bërë reagime të menjëhershme nga Komisioneri Johannes Hahn dhe tek Komisionerja Federica Mogherini, ku i kemi lajmëruar për këtë incident”.
Këto deklarata Lluka i dha sot në një adresim për media ndërsa theksoi se Kosova për herë të parë është bërë nënshkruese e një marrëveshje rajonale me të drejta të barabarta me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Për mua suksesi mund të shihet më pozitivisht sepse jemi nënshkrues të marrëveshjes si shtetet e barabarta, që legjitimon edhe nga ana e Serbisë që na kanë lejuar të jemi pjesë e këtyre takimeve”.
“Është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje rajonale me gjashtë vendet e Ballkanit ku jemi qartazi si Kosovë’’, ka thënë ai. /FaktePlus