Llapjani tenton ta rrahë gruan, e ndalojnë familjarët
Një grua ka raportuar se burri i saj ka dashur ta rrahë, por është ndaluar nga familjarët e tjerë.
Policia ka deklaruar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË FAMILJARE
Podujevë 04.06.2020-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmojë fizikisht mirëpo është ndaluar nga familjarët tjerë. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.