Llapashtica: Fëmijët në klasë të parë mësojnë gjëra që as ne nuk i kuptojmë

Në diskutimin për mësimin online në emisionin Amfiteatër, Liridon Llapashtica, prind i cili ka dy fëmijë që ndjekin shkollimin në ciklin e ultë, ka shfaqur paknaqësitë e tij në të cilat ka hasur gjatë periudhës së mbajtjes së mësimit në distancë.
Ai ka thënë se fillimisht kanë qenë shqetësuese problemet teknike e pastaj edhe më shqetësuese ka qenë ajo çka është ligjëruar nga mësuesit në RTK.
Sipas tij për fëmijët në klasë të parë ka pasë raste kur janë shpjeguar gjëra që kanë qenë të vështira të kuptohen edhe nga prindërit. E kjo për të ka shkaktuar stres e presioni i kohës për dërgimin e detyrave ka qenë i vazhdueshëm.
“Ka detyra me tri katër të panjohura që ju janë ngarkuar fëmijëve. Menoj që është shumë një ngarkesë e madhe dhe pikërisht ky mësim online i shpërfaqi edhe këto të meta. Kemi pa defekte të shumta sa i përket përpilimit të sistemit të librave. Në cilën do lëndë që është shfaqë përmes mësimit online kemi pa defekte por kemi pa edhe te disa mësimdhënës lajnë shumë për të dëshiruar në mënyrën se si e transmetojnë dijen ose mësimin”, ka thënë Llapashtica.