Lladrovci –Vjosa Osmanit: Gabimisht fole për stadiumin nacional, mos e vokë atë ujë!
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook, ka komentuar dilemat e kandidates për kryeministre të LDK-së, kur foli për stadiumin e kombëtares që do të ndërtohet në Zonën Industriale.
Lladrovci i është kundërpërgjigjur Osmanit duke i thënë se stadiumi nuk është çështje politike, por e studiuar mirë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sonte, znj. Vjosa Osmani, gabimisht fole për Stadiumin nacional, vure në dilemë ndërtimin e tij, në komunën e Drenasit, në qendër të Kosovës.
Znj. Vjosë, stadiumi nuk është çështje politike, por çështje e studiuar mirë, me fizibiliteti dhe projekt të miratuar. Mos e politizo sportin. Tërë ato që ju po i mendoni, ne jemi duke i bërë, ne nuk flasim, ne punojmë.
Një fjalë popullore thotë: Mos e vokë atë ujë!