Lladrovci sot paraqitet në Gjykatën Speciale
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot do të paraqitet para prokurorëve të Gjykatës Speciale.
Ditë më parë ai ishte ftuar nga Haga në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa sot do të intervistohet nga prokurorët e këtij institucioni në Kosovë.
Vetë Lladrovci kishte thënë se dëshminë e tij do ta japë më 19 nëntor.
“Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, kishte deklaruar Lladrovci.