Lladrovci: PDK bastion i fortë në Drenas
Kreu dhe kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka qëndruar në Llapushnik dhe Çikatovë.
Ai në këto vende premtoi për qytetarët llogaridhënie dhe transparencë edhe në qeverisjen e radhës.
Lladrovci tutje theksoi se vota e qytetarëve për të dhe partinë e tij do të rikonfirmonte bastionin e PDK-së në Drenas.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Llapushniku, lagja Thaçi, Çikatovë e vjetër, lagja Morina, Çikatovë e re, së bashku me kandidatët për asamble, Blerina Gashin, Fisnik Thaçin, Muhamet Morinën, Fitore Prokshin dhe Qazim Shalën, kam theksuar se asnjë keqbërës nuk mund ta ndal qeverisjen e mirë, bashkëpunimin me qytetarë, performancën e komunës as asamblesë komunale.
Në diskutim me qytetarët kam theksuar se detyrimi im ndaj tyre, duke zbatuar barazinë ndaj të gjitha lagjeve dhe fshatrave, dhe qytetit të Drenasit, ka trazuar keqbërësit, sepse, nuk arritën të bëjnë as ndërmjetësime, as pazare, as mashtrime e premtime të kota.
Ju më njihni, ju e dini, unë kam theksuar shumë herë se unë vetëm ligjit i nënshtrohem, moralit dhe obligimeve ndaj qytetarëve si kryetar i të gjithë qytetarëve, duke kujtuar gjithmonë kontributin e paraardhësve të mi, por duke shumëfishuar sasinë dhe cilësinë e punës.
Qytetarë, duke votuar numrin 177 dhe kandidatët për asamble nga PDK-ja, ju e rikonfirmoni bastionin e PDK-së në Drenas, ju e rikonfirmoni qeverisjen më të mirë në vend që na solli edhe grantin rreth 750 mijë euro. Shumicën e këtij granti e kemi përdorur për vazhdimin e projekteve kapitale ndërsa 250 mijë dollarë janë të dedikuara për rininë e mrekullueshme të komunës tonë.
Sepse ne nuk ndalemi, vazhdojmë bashkë.
Bashkë për Drenasin!