Lladrovci nga Drenasi: Do të kemi projekte të mëdha për qytetin si djep të UÇK-së
Ramiz Lladrovci kandidat për kryetari të Komunës së Drenasit, njëherit edhe kryetar i kësaj komune ka qëndruar në lagjet e këtij qytetati ku ka diskutuar me qytetarë për problemet e tyre.
Lladrovci me anë të një publikimi në profiling e tij sociale, në facebook ka njoftuar se në këto takime ka paraqitur planin për qeverisjen e ardhshme.
Publikimi i plotë i Lladrovcit:
Takimet në lagjet Drenasi I dhe Drenasi II, kanë qenë takime të dobishme dhe të rëndësishme rreth projekteve në qendër, së bashku me kandidatët për asamble të listës së PDK-së, Zeqir Hasi dhe Qëndrim Mulaj.
Drenasi është qytet që ia dimë nevojat, do të kemi edhe shumë projekte dhe objekte me rëndësi vitale për qytetin dhe komunën si djep i UÇK-së, me objektet arsimore, fetare, kulturore e sportive, zonave të gjelbra, zonës së biznesit, objektet e dedikuara për nxënës, rininë, gratë, pensionistët, etj.
Gjithsesi, theksova se prona është e shenjtë dhe e paprekshme. Në takime ceka po ashtu se do të angazhohemi maksimalisht për ngritjen e koeficientit të ndërtimit, lejet e ndërtimit pa asnjë pritje kur i plotëson kriteret, me parkingjet dhe zgjidhjet më të mira në interesin qytetar për jetë të qetë dhe të rehatshme.
Sot, Drenasi është ndryshe nga fillimi i mandatit tim, ndryshe do të jetë në fund të mandatit të ardhshëm. Për Drenasin, qytet i këndshëm për punë dhe jetë, për qytetarët, sepse ne e duam Drenasin. Vazhdojmë!
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci