Lladrovci në Polluzhë, Vërbovc dhe Tersenik: Drenasi dhe qytetarët, meritojnë të jenë kampion për qeverisje të mire
Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, ka qëndruar në Polluzhë, Vërbovc dhe Tersenik të kësaj komune.
Lladrovci ka konfimuar përkrahjen e kësaj ane ku tha se qytetarët i ka siguruar për qeverisje të mirë.
Ai po ashtu theksoi se Drenasi dhe qytetarët meritojnë të jenë kampin për qeverisje të mirë.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Në Shtuticë, Polluzhë, Vërboc dhe Terstenik, në lagjet, Beqiri, Istogu, Gllareva, Dobra dhe Cakiqi, me kandidatët për Asamble, Fatmir Baliu, Leutrim Kastrati, Qëndrim Gllareva, Fitore Prokshi dhe Malësore Cakiqi, na pritën në takime zgjedhore ku fola për platformën e mandatit të ardhshëm.
Qytetarët i sigurova se do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, dhe se zbatimin i ligjit, është kushti i parë për të qenë kampion në qeverisje.
Administrata, arsimi, shëndetësia por edhe sektorët tjerë, janë për t’u lavdëruar, sepse, kemi arritur së bashku t’i përmbushim premtimet, madje edhe t’i tejkalojmë.
Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me qytetarët, të flasim për arritjet, sfidat si dhe prioritetet që i presin qytetarët, pa dallim.
Drenasi dhe qytetarët, meritojnë të jenë kampion për qeverisje të mirë, edhe në mandatin tjetër, sepse, ne nuk do të ndalemi, me punë të mira, vazhdojmë.