Lladrovci në Nekovc merr përkrahje të madhe për zgjedhjet e 17 tetorit
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pohuar se së bashku me kandidatët për asamble kanë qëndruar në lagjet e Nekocit.
Ai tha qeverisja e tij dallon nga transparenca dhe llogaridhënia.
Reagimi i Lladrovcit:
Në takimet zgjedhore në lagjet e Nekocit së bashku me kandidatin për Asamble, Hamit Kastratin, kanë vijuar në lagjet Plakiqi, Demiri, Bajrami, Rexhaj, kemi diskutuar për punën që po bëjmë dhe programin e ardhshëm katërvjeçar.
Këtu mes tjerash kam theksuar se mandati im kishte filluar me ndryshimin për qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie, qeverisje e cila u vlerësua si më e mira në Kosovë. E kemi zbatuar premtimin se do ta bëj Drenasin kampion në qeverisje të mirë.
Kërkova përkrahje për të vazhduar me qeverisjen e mirë, dhe mora premtime të fuqishme. Faleminderit për përkrahjen e plotë.
Bashkë për Drenasin!