Lladrovci në Llapushnik: Pa bashkëpunimin me qytetarë, nuk do të shpalleshim komuna më e mirë në Kosovë
Kreu i Drenasit njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës, Ramiz Lladrovci, ka qëndruar pasditen e sotme në Llapushnik.
Lladrovci së bashku me kandidatët për asamble, u ka premtuar qytetarëve të kësaj ane investime.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Në Llapushnik, lagjen Berisha dhe Gashi dhe në Vuçak, së bashku me kandidatët për asamble Blerina Gashi dhe Gani Krasniqi, takova qytetarët për fushatën zgjedhore, në pajtim me masat anti covid.
Në takime, kam theksuar se pa bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët, nuk do të arrinim të shpalleshim komuna me qeverisjen më të mirë në Kosovë.
Puna jonë dhe cilësia e punëve të kryera sipas prioriteteve të dala nga propozimet me prioritet të qytetarëve, ishin sinjal për qytetarin për të vepruar dhe bashkëpunuar.
Ne kemi realizuar shumë projekte, disa i kemi në proces dhe i kemi projektet me prioritetet të cilat janë premtimet tona të qëndrueshme për zbatim.
Ne i dalim zot punës tonë dhe marrim përgjegjësi, para qytetarit të cilit ia njohim të kaluarën, ia çmojmë dhe nderojmë sakrificën dhe përkushtimin atdhetar.
Mirëqenia e qytetarëve tanë është misioni im, bashkë e kemi arritur dhe do të vazhdojmë ta mbajmë komunën e Drenasit, komunë kampion të qeverisjes së mirë në Kosovë. Vazhdojmë.
Faleminderit Llapushnik, falemindrit Vuçak, faleminderit për mikpritjen dhe mirënjohjen tuaj!
Bashkë për Drenasin!
#PDK177
Ramiz Lladrovci