Lladrovci në Fushticë dhe Sankoc të Drenasit: Ne punojmë për interesin e qytetarit
Ramiz Lladrovci, pretendenti për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, ka takuar sot qytetarët në Fushticë të ulët dhe Epërme si dhe në Sankoc.
Ai atje së bashku me kandidatët për asamble komunale, ka marr mbështetjen e tyre duke shpalosur programin për mandatin qeverisës.
Njoftimi i plotë i Lladrovcit:
Takimi me qytetarët në Fushticë të ulët, Fushticë të Epërme dhe Sankoc, së bashku me kandidatët për asamble, Perparim Shala dhe Egzona Jetullahu Gjoshi, ishte rast të theksojmë të arriturat e pushtetit lokal, argumentet pse Drenasi është me qeverisjen më të mirë në Kosovë si dhe shpalosëm pjesë të programit për mandatin e ardhshëm.
Zbatimi i projekteve sipas standardeve, barazia para ligjit, gjasat dhe mundësitë e barabarta, janë punë e jona ditore. Infrastrukturë për të gjithë, arsim cilësor, përkujdesje shëndetësore dhe sociale, subvencione dhe prioretizim i nevojave të qytetarëve, janë punë e vazhdueshme jona.
Ne punojmë për interesin e qytetarit, pa dallim dhe pa hile, sepse, qytetari na beson, qytetari na nderon dhe është i bindur se ne e mbajmë fjalën. Këtë ne nuk e harrojmë, prandaj fitojmë.
Bashkë për Drenasin!