Lladrovci mbledh kandidatët për asambleistë, sigurohen për fitore
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur një takim të përbashkët me kandidatët për asamble nga PDK, me të cilët, sipas tij, e rikonfirmuan gatishmërinë për një fitore të përbashkët.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Në takimet me kandidatët për asamble, aktivistët dhe veprimtarët në terren, rikonfirmuam gatishmërinë time për fitore të përbashkët, për qëndrueshmërinë tonë për çështjet e rëndësishme për mirëqenien si dhe besimin e ndërsjellë të krijuar me qytetarin.
Me asamblistët, me vendime të përbashkëta, premtimet i bëjmë vepra, sepse, e duam qytetarin, punojmë me zemër, pa dallim. Mirëqenia është e mundur vetëm kur zbatohet për të gjithë qytetarët, me gjasa dhe mundësi të barabarta.
Barazia para ligjit është vlerë e lirisë tonë.
Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci