Lladrovci: Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj
Kryetari i Komunës së Drenasit i cili vjen nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese ku i dha të drejtë Presidentit Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re, duke thënë se “nenet e ligjeve, mund të jenë si llastiku, ato të Kushtetutës, jo”.
Ndërsa tani, ai është sqaruar rreth kësaj deklarate duke shtuar: “Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj”.
Përmes, një shkrimi në rrjetin social Facebook, Lladrocvi, ka shkruar se kryetarja e Kushtetueses Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.
“Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj. Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Lladrovci, përcjell Insajderi.org
Sipas tij, Kosova bëhet shtet i nderuar kur ka institucione të besueshme.
“Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi. Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore. Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!”, ka shkruar Lladrovci.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese të enjten në mbrëmjë ka marrë vendim pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë së re.
Postimi i plotë:
Kur kam deklaruar se Kushtetuta nuk është llastik, e kam pasur parasysh se kush është në krye të saj.
Znj. Arta Rama-Hajrizi i takon gjeneratës së shtetndërtimit, e cila me kompetencë ndër vite, dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe parime në çdo përgjegjësi institucionale.
Kosova bëhet shtet i nderuar, kur ka institucione të besueshme dhe udhëhiqen nga personalitete si znj. Arta Rama-Hajrizi.
Unë kam qenë shumë i bindur se ajo nuk i nënshtrohet asnjë presioni dhe se Kushtetutën e interpreton drejtë, duke mos e humbur fuqinë e vet qytetari nëpërmjet Parlamentit i cili bart përgjegjësitë e mëtejme shtetërore.
Krenar me Juve znj. Arta Rama-Hajrizi. Ju i bëni nder Kosovës dhe qytetarëve të saj!