Lladrovci kujton Mujë Krasniqin me një fotografi të vitit 1987
20 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit me 40 bashkëluftëtarë, e ka përkujtuar edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Më këtë rast e ka publikuar edhe një fotografi të para 30 viteve, ku shihen ai së bashku me Lulzim Jasharin e Mujë Krasniqin.
“Mujë Krasniqi, një nga legjendat e Ushtrisë tonë Çlirimtare, na la trashëgim, kujtimet më të bukura e më të sinqerta që mund të ketë, secili nga ne që bashkëpunoi, bashkëveproi dhe kontribuoi për çlirimin e vendit.
Me Mujën, pata rastin të njihem nga viti 1987, por përshtypje të veçanta mora pas takimit së bashku me Lulzim Jasharin, më 23 janar 1998, një ditë pas sulmit të ushtrisë serbe ndaj Jasharajve. Ishte një takim i paharrueshëm, sepse, ai reflektonte vendosmëri, vullnet dhe ndjenjat më sublime atdhetare për çlirim”, ka shkruar Lladrovci. /FaktePlus/