Lladrovci ironizon me tarifën 10 euroshe: Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do mund bëhej në Golesh
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka bërë edhe një reagim tjetër lidhur me projektin e parkingjeve në Komunën e Prishtinës.
Pas kësaj Lladrovci menjëherë ka bërë të ditur se edhe ka takuar Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, për të diskutuar nga afër këtë çështje e cila për qytetarët po konsiderohet problematike.
”Sonte e takova Kryetarin e Prishtinës, Shpendin, mikun tim, dhe ishte rast ta trajtojmë në shpejtësi çështjen e taksës për parking”.
Ndërsa si rëndom, Lladrovci, përmendi edhe një mesele, duke ironizuar, që pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit do të mund të bëhej në Golesh.
”Pagesa për autostradën që i takojnë Drenasit, do të mund të bëhej në Golesh, do të vlente edhe për një lojë guxhas ose pitpitak, si dhe për parkim dyorësh te Stadiumi nacional.
Për pengesa, ia kemi marrë dorën moti!”.