Lladrovci, familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve: Votojeni PDK-në
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka bërë thirrje familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që të dalin me 6 tetor në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe liderin e saj, Kadri Veseli.
Lladrovci ka thënë se duke votuar PDK-në dhe Kadri Veselin, qytetarët kanë vendosur që të kenë shtet pa korrupsion, shtet me gjasa e mundësi të barabarta, shtet të zhvilluar, përkrahje ndaj rinisë e shëndetësi të përparuar për të gjithë.
Statusi i plotë i Ramiz Lladrovci:
Familjar i dëshmorit, invalid e veteran i luftës,
Të nderuar kontribuues për çlirim, bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, motra e vëllezër,
Qytetarë me të drejt vote,
Ditë e madhe po vjen, për Ty dhe Shtetin!
Dil e voto më 6 Tetor, dil e voto për më të mirin, më të drejtin, më të besueshmin, për ta ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, në Republikën e Kosovës.
Kosova ka pasur, ka dhe do të ketë gjithmonë atdhetarë që i prijnë proceseve historike. Këto procese, janë të lidhura me rrethanat e krijuara nga liderët, i tillë, është Kadri Veseli.
Lideri Kadri Veseli, tashmë i ka dhënë vulë shumë proceseve të pakthyeshme pozitive për shtetin dhe kombin, duke i takuar historisë. Ai i prinë vendit tonë drejt idealeve dhe vlerave të dëshmorëve tanë, për shtet ligjor, ndërmarrësi dhe inovacion dhe perspektivë për të gjithë, me prioritet të rinjtë dhe gratë.
Dil e voto, mos rri. Bëje vizionin tënd vepër, duke votuar numrin 112.
Qytetarë, mik, kur voton PDK me numrin 112, me Kadri Veselin Kryeministër, ti ke thënë:
Dua shtet pa korrupsion,
Dua shtet me gjasa e mundësi të barabarta,
Dua shtet të zhvilluar, ku ndërmarrësia dhe inovacioni do të jenë kryefjala e të rinjve tanë,
Dua përkrahje për arsim cilësor që shkon krah konkurrencës globale,
Dua shëndetësi të përparuar për të gjithë,
Dua përkrahje për fëmijët, rininë dhe avancimin e të rinjve, shkollim dhe aftësim,
Dua mbrojtje e kujdes më të mirë social,
Dua ambient më të mirë dhe infrastrukturë të përparuar,
Dua siguri për pronën time,
Dua kulturë, sport dhe aktivitete ku rinia jonë manifeston talentin e vet,
Dua të integrohem sa më parë me vlerat euro-atlantike.
Dua…manifestimin dinjitoz të shtetit dhe shtetësisë.
Prandaj, Voto Kadri Veselin, 1, dhe katër kandidatë tjerë të cilët rrezatojnë mirësi, profesionalizëm, moral e përkushtim për Republikën e Kosovës, qytetarët dhe vizionin tënd.
Dil e voto, më 6 tetor, me krenari!
Voto 112, voto Kadri Veselin! /FaktePlus